Pashkët ortodokse, emigrantët shqiptarë rikthehen në vendlindje

Si çdo vit festa e pashkëve ortodokse ka qenë një rast që emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi të rikthehen pranë familjeve të tyre në Shqipëri.
Këtë vit numri i shqiptarëve të rikthyer është 2-fishuar. Kjo edhe për shkak të lehtësimit të masave në kufi pas dy vitesh regullash e kufizimesh pandemike.
Për të përballuar fluksin e këtyre shtetasve policia kufitare hqiptare po punon me 7 sportele.
Me numër të shtuar sportelesh vijon të punojë dhe pala greke.
Gjatë dy ditëve të fundit ka pasur fluks të shtuar lëvizjesh edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës me Maqedoninë e Veriut. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë hyrë e kanë dalë 4600 shtetas shqiptarë e të huaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




