Pasojat afatgjata të Covid-19 tek të sëmurët kronikë

Sociale | 5 vite më parë

Të gjithë të sëmurët kronikë që kanë kaluar COVID-19 duket se po përjetojnë pasoja afatgjata të këtij infeksioni në organizëm. Mjekët gjatë vizitave mjekësore konstatojnë probleme me frymëmarrjen , fuqinë, dhe imunitetin tek këta pacientë të cilët janë bërë më të brishtë edhe ndaj një viroze stinore.
Gjëndja shëndetësore e të sëmureve kronike pas kalimit të infeksionit COVID-19 nuk është e njëjte. Mjekët specialiitë konstatojnë se ky virus ka lënë pasoja aftagjata tek këta të semurë duke prekur apratin e frymarrjes, mushkritë, muskujt etj, e përballë edhe një gjëndje të zakonshme virale ata dorëzohen më lehtë tashmë
Mjeku kariolog Sejdin Meçe thotë se këta të sëmurë , pavarësisht situatës shumë të qetë apidemioligje në të cilën ndodhemi, duhet  të bëjnë shumë kujdes për të mos u infektuar nga variantet.
Ajo cka vihet re tek të gjithë përsonat që kanë kaluar COVID-19 ëhstë ulja e ndjeshme e Vitaminës D3 e cila ndihmon shumë në përthithjen e kalciumit duke i bërë kockat më të forta.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme