Pasojat e shembjes së digës/ Zelensky: Bombë mjedisore e shkatërrimit në masë

Kufizimet e ujit janë shenja më e fundit e “katastrofës ekologjike” të shkaktuar nga shembja e digës Kakhovka
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka përshkruar shembjen e digës Nova Kakhovka në jug të Ukrainës si “një bombë mjedisore të shkatërrimit në masë”.
Sipas qeverisë së Ukrainës, shtëpitë dhe infrastruktura janë shkatërruar nga përmbytjet, toka është bërë e papërshtatshme për bujqësi dhe furnizimi me ujë është ndërprerë në një numër rajonesh.
Ndërkohë, ekspertët kanë paralajmëruar se kimikatet industriale dhe nafta kanë rrjedhur nga hidrocentrali në lumin Dnipro, duke u përzier me mbeturinat e kohës së luftës – duke përfshirë minat tokësore – që gjithashtu janë përfshirë nga përmbytja.
Pasojat e fundit të këtij kontaminimi të ujit filluan të dielën, me rajonin e Odesës që mbylli plazhet dhe rajoni i Mykolaivit paralajmëroi banorët të mos pinë ujë, për shkak të ndotjes së rrugëve ujore nga përmbytjet.
Ministri ukrainas i Mjedisit Ruslan Strilets, i cili ka vlerësuar dëmin mjedisor të kolapsit në dhjetëra miliona dollarë, ka deklaruar se ndotja që lëviz në drejtim të rrymës ka rrezikuar speciet e kafshëve të egra që nuk gjenden askund tjetër në botë, duke përfshirë miun e verbër, transmeton CNN.
Përmbytjet kanë vranë gjithashtu qindra kafshë në kopshtin zoologjik Nova Kakhovka, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




