Pastrohet kanali në urën e Haznakut për të evituar bllokimin e rrugës

Sociale | 6 vite më parë

Bashkia Gjirokastër dhe strukturat në varësi të saj, ditën e sotme kanë ndërhyrë për shkak të problematikave të krijuara nga rreshjet e shiut .Në aksin rural Gjirokastër -Lunxhëri në vendin e quajtur ura e Haznakut është ndërhyrë me mjete të rënda për zhbllokimin e kanalit ,pasi nga prurjet e shumta ujrat dolën mbi rrugë ,duke rënduar së tepërmi qarkullimin .Me ndërhyrjen e kryer tashmë në këtë njësi administrative është normalizuar qarkullimi i automjeteve.

“Kemi bërë ndërhyrje me skrep ,ku kemi minimizuar shumë prurjet e ujit, të cilat kanë dalë mbi rrugë .Në orët e para të mëngjesit kalonin vetëm mjetet e mëdha ,tashmë kalojnë dhe mjetet e vogla .Nëse shiu vazhdon me këto ritme rrezikon përsëri bllokimin e rrugës ,por ne me mjetet tona do të bëjmë të mundur normalizimin e situatës .Kemi ndërhyrë edhe në Dhoksat përseri me mjete të rënda.Për momentin po i qëndrojmë komunitetit në shërbim’’, thotë Amarildo Bahoja kryetari i njësisë administrative Lunxhëri.

 

Grupi i emergjencave civile në bashkinë Gjirokastër do të vazhdojë të monitorojë situatën në vazhdimësi .

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme