Pasuritë e paluajtshme udhëheqin rritjen e investimeve në periudhën korrik-shtator

Pasuritë e paluajtshme kanë sjellë fluksin më të lartë të investimeve të huaja në tremujorin e tretë të vitit, duke u rritur me 61 mln euro. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se investimet në këtë sektor për 9-mujorin kanë arritur vlerën e 141 milionë eurove, duke u rritur me 89 mln euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për këtë vit, pasuritë e paluajtshme rezultojnë sektori i dytë për nga pesha e investimeve të huaja direkte, pas industrisë nxjerrëse. Shifrat tregojnë se investimet e huaja në sektorin e pasurive të paluajtshme kanë arritur nivelet më të larta historike, që prej vitit 2014.
Nga ana tjetër edhe sektori i industrisë nxjerrëse shënoi nivele të larta të investimeve të huaja direkte për tremujorin e tretë të vitit, me 52 milionë euro, dy herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sektori i tretë për nga vlera e investimeve të huaja direkte është ai i shërbimeve financiare. Ndërkohë, në sektorin energjetik, investimet e huaja direkte rezultojnë në rënie, sikurse në industrinë përpunuese.
INVESTIMET E HUAJA SIPAS SEKTORËVE
(janar-shtator)
Industria nxjerrëse 147 mln euro
Energji 45 mln euro
Shërbime financiare 114 mln euro
Pasuri të paluajtshme 141 mln euro
Aktivitete profesionale dhe teknike 43 mln euro
Industri përpunuese 71 mln euro
Informacion dhe komunikim 18 mln euro
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




