Pavarësisht shqetësimeve, FDA i hap rrugë ilaçit të Merck kundër koronavirusit

Botë | 5 vite më parë

“Përfitimet nga pilula e Merck kundër koronavirusit, i tejkalojnë rreziqet””.

Ky është vendimi i marrë nga komisioni këshillues i Administratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA që votoi me 13 vota pro dhe 10 kundër në mbështetje të ilaçit të ri për trajtimin e koronavirusit.

Kompania amerikane e prodhimit të barnave publikoi javën e kaluar të dhëna sipas së cilave ilaçi ishte më pak efektiv nga sa mendohej më parë, duke reduktuar me rreth 30% shtrimet në spital dhe vdekjet.

Gjithsesi, molnupiraviri i kompanisë Merck, i zhvilluar me firmën Ridgeback Biotherapeutics, me shumë mundësi mundë të kthehet në një nga ilaçet më të rëndësishme që njerëzit do të mund t’i përdorin në shtëpi sapo të shfaqen simptomat e COVID-19.

Komisioni Këshillimor votoi 13-10 për t’i rekomanduar agjencisë që të autorizojë ilaçin pasi diskutoi mbi shqetësimet se ai mund të shkaktojë mutacion të virusit, si dhe shqetësime të sigurisë në lidhje me gjasat për defekte në lindje.

Shkencëtarët e personelit të FDA-së dhe kompanisë Merck kanë sugjeruar që ilaçi të mos rekomandohet gjatë shtatzënisë./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme