Pazari i Gjirokastrës, mundësi për biznese të reja dhe vende pune

Sociale | 5 vite më parë

Investimet në pazarin karakteristik të Gjirokastrës kanë ndikuar në çeljen e bizneseve të reja dhe hapjen e vendeve të punës.

Një rast i tillë është edhe ai i Vjosava Sherifit, aktualisht 65-vjecare, e cila këto ditë ka hapur një biznes të vogël dhe ka punësuar disa persona, pasi fluksi i turistëve kërkon edhe shërbime të ndryshme.

E pasionuar pas gatimeve tradicionale, ajo shprehet se turistë nga vende të ndryshme të botës i preferojnë ato ndaj dhe ideja për hapjen e biznesit i shërbeu jo vetëm asaj por edhe disa personave të tjerë që ajo i punësoi.

Sinkron

Kalaja, kompleksi i Angonatëve, Obelisku, gjashtëkëndëshi dhe mozaiku mbi kalldrëm, janë pamjet që soditen nga kjo pikë.

Pazari u ndërtua në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme