PD: Bashkia Durrës po përdor fondin e rindërtimit në zgjedhje

Partia Demokratike ka denoncuar Bashkinë Durrës dhe atë të Rrogozhinës për manipulim të vullnetit të qytetarëve për zgjedhjet e 6 marsit në këto bashki. Sipas PD, Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit në zgjedhje, ndërsa ajo e Rrogozhinës ka punësuar 29 persona vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit.
“Është zyrtare, Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit në zgjedhje. Bashkia Durrës konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike: 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ pranon kërkesën e PD-së për kryerjen e hetimeve të thelluara. Partia Demokratike kërkon zyrtarisht fillimin e hetimeve për punësimin e paligjshëm të 29 personave nga Bashkia Rrogozhinë në datën 25.01.2022, vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit”, shkruan Marash Logu, përfaqësuesi ligjor i PD.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




