PD: Dhuna është fytyra e Sali Berishës

Partia Demokratike reagoi të shtunën lidhur me dhunën e protestuesve ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD-së Roland Bejko, para selisë së kësaj partie.
Në një deklaratë për shtyp, PD thekson se “dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune”.
“E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, një demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti. Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës, vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD-së”, shprehet PD.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj reagoi lidhur me protestën e thirrur para selisë së PD-së. “Sali Berisha do dhunë dhe gjak. Nxit demokratët të përplasen me njëri-tjetrin dhe vetë është fshehur. Turp! Kjo është fytyra e vërtetë e Sali Berishës. Të dhunojë këdo që nuk mendon si ai”, thekson Alibeaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




