PD dorëzon kërkesën në Kuvend: Komision hetimor për inceneratorët

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për inceneratorët. Në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se qeveria ka shkelur ligjet për dhënien e këtij projekti një kompanie, duke e vënë qeverinë në shërbim të një biznesi të vetëm.”Të gjithë e keni ndjekur çështjen e inceneratorëve, të gjithë kemi dëgjuar interpelancën që PD ka bërë, që qeveria në shkelje të ligjit, në shkelje të Kushtetutës ka dhënë një projekt korruptiv një kompanie pa asnjë lidhje me fushën e menaxhimit të mbetjeve, ka dhënë 10 vite në njërin qytet, 30 vite në qytetin e Tiranës, projektin e inceneratorëve duke shkelur të gjitha ligjet dhe rregullat, duke shkelur ligjin e konkurrencës nga njëra anë, por nga ana tjetër duke vendosur të gjithë qeverinë në shërbim të një biznesi të vetëm” tha Tabaku.
Sipas Tabakut, kjo është afera më e madhe korruptive e qeverisë, e për këtë Rama dhe Ahmetaj duhet të ishin para drejtësisë. “Ndërkohë që flasim nuk ka asnjë person para drejtësisë. Në gjykimin tonë kryeministri dhe zoti Ahmetaj duhet të ishin sot nën hetim. Për këtë arsye kemi kërkuar të ngrihet një komision hetimor dhe do të asistojmë ngritjen e këtij komisioni në një periudhë kohore sa më të shpejtë”.tha ajo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




