PD e vendosur: Votojmë kundër paketës fiskale dhe buxhetit 2022

Partia Demokratike e vendosur ka theksuar se do të votojë kundër paketës fiskale dhe projektbuxhetit të vitit 2022.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se ky buxhet sipas tij do të rëndojë jetesën e shqiptarëve dhe do të pasurojë oligarkët. “Partia Demokratike do votoj kundër paketë fiskale dhe kundër buxhetit së Edi Ramës. Është votë kundër në emër të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Është një votë kundër borxhit që nuk është përdorur për të hapur vende të reja pune. Kjo qeveri ka marrë borxh si askush tjetër dhe nuk ka bërë asgjë që u vlen shqiptarëve.” tha Bardhi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




