PD: Fatjon Dauti, person me precedentë kriminal, që shoqëronte Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dalë në një konferencë për shtyp pas largimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, nga ambientet e selisë blu. Teksa në media qarkullon fotoja e një personi, i cili ka hapur me forcë dyertë e sallën ku u zhvillua mbledhaj e Berishës, zoti Basha ka reaguar ashpër. Nëpërmjet një dalje për mediat Basha ka treguar se PD i ka të gjitha mundësitë që të mbrojë integritetin e Partisë Demokratike.
“Partia Demokratike i ka të gjitha mundësit të mbrojë integrimtetin e godinës së saj ndaj çdo personi që kërkon të përdhosë këtë godinë.”– tha Basha.
Më tej PD zyrtare ka treguar se cili është ky person.
“Pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precedentë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike”, thotë PD në një njoftim.
“Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave”, thotë më tej PD në reagimin e saj për ngjarjen.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




