PD, gati analiza e humbjes

Strukturat e Partisë Demokratike kanë gati analizën për shkaqet që çuan në humbjen e kësaj partie në zgjedhjet e 25 Prillit. Analiza e tyre do të shqyrtohet në kryesi dhe në kuvendin e PD-së, sëbashku me ndryshime statutore.
Fatbardh Kadilli, ish kandidat për kreun e PD depozitoi edhe propozimet e tij, që sipas tij, kanë si synim të krijojnë një Parti më të madhe se kryetari. Në këtë dokument janë listuar me detaje të gjitha pikat me të cilave, për kryetarin e partisë duhet të jetë kusht që të fitojë zgjedhjet, në të kundërtën do duhet që të lërë drejtimin e partisë.
Afati përfundimtar për propozimin e këtyre ndryshimeve është dita e shtunë, ku pritet që të mblidhet dhe Kryesia e PD-së. Kjo kryesi do të miratojë propozimet e bëra nga palët për t’ ia çuar për votim Kuvendit Kombëtar të PD-së që mblidhet 1 javë më pas.
Pas 8 viteve në opozitë PD e udhëhequr nga Lulzim Basha në zgjedhjet e përgjithshm të 25 prillit synonte të vinte në pushtet. Ndonëse arriti një rezultat më të mirë se në zgjedhjet e vitit 2017, sërish ajo mbeti në opozitë. Lideri i saj Lulzim Basha nuk e pranoi humbjen, por këmbënguli se zgjedhjet ishin një masakër zgjedhore e kryer nga PS e kryeministrit Edi Rama, e cila realizoi fitoren e mandatit të tretë radhazi.
PD organizoi pas hubjes zgjedhje te reja në parti, ku zoti Basha, i cili u konkurua nga tre kundërshtarë të tij, fitoi me diferencë votash. Megjithatë kundërshtarët e tij brenda partisë, mes tyre dhe figura të njohura, vazhdojnë ta bëjnë atë përgjegjës për humbjen e demokratëve dhe po i kërkojnë largimin nga PD.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




