PD gris fletët e saj të votimit për kreun e Kuvendit, Rama i mbledh në qese, por opozita sërish i derdh në tokë

Politikë | 5 vite më parë

Votimi i për kryetaren e Kuvendit dha shkëndijën e parë se beteja politike nuk do të jetë aq lehtë, pavarësisht se paraditen e së premtes, lufta u foksua mes Berishës dhe Bashës, për shkak të përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së. Pasditen e sotme, opozita kishte ndërmarrë një akt duke mos votuar për Nikollën dhe grisur fletën e votimit në mënyrë demonstrative dhe duke i hedhur jashtë kutisë. Këtij akti iu bashkuan të gjithë deputetë e opozitës, veç atyre të LSI-së.

Kryeministri Rama u kundërpërgjigjur me një gjest tjetër. Pak para se të hidhte në kuti fletën e votimit për kryetarin e ri të Kuvendit, ai nisi të mbledhë fletët e grisura nga Partia Demokratike. Rama i futi letrat në një qese, e më pas, u ul në poltronin e tij në sallën e Kuvendit. Por, ky veprim i kryeministrit është kundërshtuar nga deputeti i PD, Belind Këlliçi, i cili deklaroi se ky akt cënonte procesin e votimit. Rama nuk iu përgjigj, por  zgjodhi që të dorëzonte qesen me fletët e grisura në duart e deputetit Këlliçi. Më pas deputeti i opozitës zbrasi sërish qesen me letrat përtokë.

"Lufta" me fletët e votimit/ Tensionet në Parlament, Rama i

"Lufta" me fletët e votimit/ Tensionet në Parlament, Rama i

"Lufta" me fletët e votimit/ Tensionet në Parlament, Rama i

"Lufta" me fletët e votimit/ Tensionet në Parlament, Rama i

"Lufta" me fletët e votimit/ Tensionet në Parlament, Rama i

"Lufta" me fletët e votimit/ Tensionet në Parlament, Rama i

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme