PD grisi fletët e saj të votimit, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama, foli për mediat në dalje të seancës plenare, që përfundoi me zgjedhjen e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit. Në reagimin e parë pas zgjedhjes së Lindita Nikollës si kryetare e re të Kuvendit, kryeministri Rama deklaroi se ky është një moment i rëndësishëm dhe i bukur, që në krye është një grua, e cila tha se është e respektuar nga të gjithë.
“Është moment i rëndësishëm dhe i bukur sepse nga sot Kuvendi ka në krye një grua të admirueshme, një kolege të respektuar nga të gjithë dhe patjetër edhe një politikane që asnjëherë nuk i ka mëshuar konfliktit. Ky është një lajm i mirë. Ky mandat do jetë shumë i rëndësishëm për të pastruar Shqipërinë”.
Sa i përket vendimit të PD për të grisur fletët gjat votimit Rama e ironizoi duke thënë se do marrin së shpejti një vendim për ndalimin e qeseve.
“Së shpejti do të marrim një vendim për ndalimin e qeseve plastike. Po përgatitemi me një paketë të re që jo vetëm zona turistike edhe zona rurale të ketë një nivel tjetër përgjegjshmërie në raport me mjedisin. Ishte një gjest krejt instiktiv”, tha Rama.
Kryeministri Rama u tregua sërish i rezervuar me qëndrimet e tij lidhur me Partinë Demokratike. Sjelljen e tyre në Kuvend sot, kryeministri tha se e mirëkupton.
“Juve mund të mos e besoni, por s’kam dëgjuar asgjë. Kjo nuk është një ditë e lehtë për PD, është proces traumatik, duhet të kemi durim dhe respekt për traumat e të tjerëve”, theksoi Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




