PD kallëzon në SPAK kryetarin e bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj: Falsifikoi formularin e dekriminalizimit

Politikë | 5 vite më parë

Partia Demokratike kallzon në SPAK  kryetarin e bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj. Sipas Partisë Demokratike ai ka falsifikuar  formularin e dekriminalizimit. 
Sekretari i përgjithshëm i PD-se Gazment Bardhi, i kërkon SPAK të marrë nën hetim kryebashkiakun e Mallakastrës për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit te vulave, stampave ose te formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.
Pas denoncimit të Kryebashkiakut të Mallakastrës nga Partia Demokratike, ku rezultoi se ai ishte i dënuar me 3 vjet burgim në Greqi, KQZ refuzoi t’i heq atij mandatin. Ndërkaq Partia Demokratike ka njoftuar se do ta ankimojë këtë vendim në gjykatë gjatë ditëve në vijim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme