PD në opozitë gati strategjinë para zgjedhjeve

Partia Demokratike në opozitë pritet të mbledhi ditën e mërkurë kryesinë, për të diskutuar strategjinë e saj të ardhshme deri në zgjedhjet e përgjthshme parlamentare që pritet të mbahen në mes të vitit të ardhshëm.
Sipas burimeve të besueshme opozitarët janë të bindur se përballë qeverisë Rama, duhet përballje e fortë me protesta. Një nga kërkesat kryesore të opozitës, pritet të jetë Qeveria Teknike, e cila do të duhet të çojë vendin në zgjedhje. Ideja e nisjes së protestave u hodh edhe të hënën në mbledhjen e Grupit Parlamentarë të PD-së.
Një tjetër çështje e rëndësishme e cila pritet gjithashtu të diskutohet në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, është edhe diskutimi për emërimin e Drejtuesve Politikë të PD-së në 12 qarqet e vendit. Tirana pritet të ketë 8 drejtues politikë, emrat e të cilëve janë ende në diskutim.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




