PD: “Projektligji për aministinë fiskale, operacion kriminal për pastrimin e parave të pista”

Politikë | 4 vite më parë

Projektligji për aministinë fiskale që ka hartuar ministria e Financave, duket se do të jetë objekt debati mes pozitës dhe opozitës në parlament. PD e ka komentuar këtë nisëm të qeverisë si një “operacion kriminal për pastrimin e parave të pista”. Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, vlerëson se projektligji nuk përfshin emigrantët që dërgojnë 30 mijë paund në Shqipëri, “por ata që janë pasuruar përmes krimit e korrupsionit dhe nuk dinë si të legalizojnë nga 2 milionë euro, pa provuar burimin e të ardhurave”.

“Ja pra që nuk e paska patur për emigrantët që donin të dërgonin 30 000 £ në Shqipëri e gjoja s’mund ta bënin lehtësisht, por e paska patur për ata “hallexhinjtë” e tjerë… vëllain, motrën, shokun, mikun, shoferin, dashnoren e kujtdo që është pasuruar nëpërmjet krimit e korrupsionit e paskan hallin e madh se si do legalizojnë nga 2 mln € pasuri për kokë. Hall i madh s’ke ç’thua, por veç për këto lloj hallesh mendon kjo maxhorancë mbasi s’la hall tjetër pa ju lëshuar në shpinë shqiptarëve! Operacion më kriminal pastrimi parash të pista nuk besoj se mund të ketë, në projektim e zbatim, as në ndonjë vend të botës së tretë e jo më në një vend që aspiron të hapë negociatat për anëtarësim. Shuplakë fytyrës MONEYVAL-it që na ka shpallur tashmë “delja e zezë” e Evropës dhe çdo naivi që ka ndonjë iluzion mbi drejtimin që ka marrë ky vend”, shkruan Kaso.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme