PD-PS asnjë dakordësi për anëtarin e KLP, shorti zgjedh Arta Madron, kalon për votim

Politikë | 4 vite më parë

Zgjedhja e anëtarit të KLP nuk ka gjetur sërish dakordësi mes opozitës dhe mazhorancës. Komisioni “Për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së Magjistraturës”, nuk pati dakordësi për zgjedhjen  kandidaturës së radhës.

Emri u zgjodh me short për të kaluar më pas për votim në seancën e radhës plenare. Gogla u zgjodh nga Gazmend Bardhi i cili kapi emrin e Arta Mandro, e cila ishte në garë me Florian Bjanku, Juliana Bylykbashi dhe Kreshnik Myftari.

Në seancën e kaluar të Kuvendit ishte çuar emri i Florian Bjankut, i cili nuk mori votat e nevojshëm në kuvend dhe u rrëzua.

Kandidaturat për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nga trupa e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës.   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme