PD sot mbledhja e kryesisë pas rizgjedhjes së Bashës

Politikë | 5 vite më parë

Partia Demokratike e opozitës pritet të mbledhi sot Kryesinë e saj. Sipas një njoftimi të Sekretarit të Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ajo do të miratojë metodologjinë e analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për atë që PD e cilëson “Maskra zgjedhore e 25 Prillit”. Mbledhja do të vendosi të thërrasi  Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021. 

Kjo është mbledhja e parë e këtij forumi që pas rizgjedhjes së zotit Lulzim Basha në krye të PD për herë të tretë. Me besimin e dhënë nga shumica e anëtarëve të PD-së, zoti Basha pritet të shpallë edhe qëndrimin në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka qenë i prerë, duke deklaruar se nuk e njeh rezultatin e dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare, ndërsa pritet të shihet nëse vendimi do të merret nga forumet e larta si Kryesia apo dhe Kuvendi Kombëtar, për futjen ose jo në Parlament. Këto dy zhvillime do të shihen edhe si një mundësi që zoti Basha mund të shpallë edhe ekipin e ri drejtues të PD-së, ose mund të propozojë emra të rinj si sekretarë. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme