Pedagogët paralajmërojnë protestë kombëtare, Rama: Asnjë rritje tjetër page nuk do kenë, ta harrojnë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër kërkesave të pedagogëve për rritjen e pagave, ku i bëri të qartë se nuk do të kenë asnjë rritje tjetër nga qeveria përveç 7 % të caktuar më parë.
Nga Gjirokastra tha se pedagogët janë ata persona që u është rritur paga më shumë pasi përfitojnë nga qeveria dhe nga autonomia e universiteteve duke iu rritur paga dy herë, ndërkohë që të tjetër si pensionistët, zjarrfikësit, mësuesit, policët apo infermierët janë më rrogë fikse. Rritja tjetër e pagave do të shkojë pikërisht për këta të fundit, tha Rama, ndërsa shtoi se pedagogët ta harrojnë se qeveria do u rrisë sërish pagat pavarësisht protestave të tyre.
Për Ramën është detyrë e vetë autonomisë së universiteteve që përmes projekteve dhe futjes në treg të përthithin fonde që të rrisin pagat e pedagogëve.
“Edhe ata pedagogë, sindikate me një fjalë, me në krye një të SHIK-ut jo vetëm u është rritur paga por më shumë se të tjerëve, një pjesë ia rrit qeveria dhe një pjesë autonomia. Ata që dalin atje ta harrojnë se do kenë rritje tjetër, rritje tjetër do e kenë zjarrfikësit, pensionistë, mësuesit, policët e ushtarakët. Mesazhi im për ata është i thjeshtë nuk jeni as si pensionistët as si ushtarakët as i mësuesit që marrin një gjë fikse jeni me autonomi, një pjesë nga qeveria dhe në pjesë tjetër do e nxirrni vetë duke bërë projekte duke futur universitetin në treg. Ne nuk jemi këtu t’i bëjmë llogari atyre, pjesa dërrmuese janë më mësim”, tha Rama.
Kjo është përgjigja e parë e drejtpërdrejtë e kryeministrit Edi Rama për kërkesat e pedagogëve, që vjen pas deklaratës së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve për protesta kombëtare më 20 tetor në orën 11.00 përpara godinës se Korpusit. Pedagogët kërkojnë rritje të rrogës me 30 % për 2022 dhe 20 % për 2023, ndërsa theksojnë se nuk do të negociojnë për kërkesat e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



