Pekini kritikon rregullat “politike” të disa shteteve për turistët kinez për të bërë testin e COVID

Botë | 4 vite më parë

Qeveria kineze ka deklaruar se kufizimet që i javë vendosur qytetarëve kinezë për të udhëtuar në disa vende janë të motivuara politikisht dhe ka paralajmëruar se mund të hakmerret.

SHBA, India dhe Britania e Madhe janë ndër kombet që kanë futur testimin e detyrueshëm COVID për të ardhurit nga Kina.

Vendi ka parë së fundmi një rritje të rasteve me COVID pas lehtësimit masave të rrepta anti-COVID.

Përditësimi i fundit ditor i Kinës për COVID ishte më 24 dhjetor dhe raportoi më pak se 5,000 raste, por disa analistë pretendojnë se infektimet ditore e janë mbi dy milionë dhe mund të arrijë në pothuajse katër milionë këtë muaj. Mungesa e të dhënave dhe njoftimi i Kinës se po lehtësonte kufizimet e udhëtimit nga 8 janari, bëri që shumë vende të njoftonin testimin e Covid për të ardhurit nga Kina.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar Kinës të ndajë më shumë informacion në kohë reale dhe një zëdhënëse e ministrisë së jashtme kineze, Mao Ning tha se Pekini ishte i gatshëm të “përmirësonte komunikimin me botën”.

Zëdhënësja Mao Ning tha se qeveria ishte “në mënyrë të vendosur kundër përpjekjeve të kontrollit të epidemisë për qëllime politike dhe do të marrë masat përkatëse sipas parimit të reciprocitetit”.

Kufijtë e Kinës janë mbyllur kryesisht që nga marsi 2020 – që do të thotë se pak të huaj ishin në gjendje të hynin dhe ata që bënë duhej t’i nënshtroheshin testeve dhe karantinës rigoroze.

Komisioni Evropian ka thënë se një numër dërrmues i shteteve anëtare favorizojnë vendosjen e kufizimeve të udhëtimit për të ardhurit nga Kina. Disa vende kanë prezantuar tashmë masat e tyre, por një vendim nëse kjo do të shtrihet në të gjitha vendet e BE-së pritet të mërkurën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme