Pele “përfundon” në fjalor, ja çfarë do të thotë

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Ai ka qenë gjithmonë “O Rei”, Mbreti, apo “Perla e Zezë”, por nga sot Pelé është edhe një person “i jashtëzakonshëm”. Po, sepse asi i futbollit botëror, i cili vdiq 29 dhjetorin e kaluar në moshën 82-vjeçare, është bërë një fjalë në fjalorin portugez, Michaelis, për të treguar një gjeni të rrallë tipik të të madhit Pelé. 

“Kush është jashtë të zakonshmes, që për shkak të cilësisë, vlerës apo epërsisë së tyre nuk mund të barazohet nga asgjë dhe askush, ashtu si Pelé, pseudonimi i Edson Arantes do Nascimento (1940-2022), i konsideruar si sportisti më i madh i të gjitha kohërave; i jashtëzakonshëm, i pakrahasueshme, unike”, kështu lexojmë në fjalor nën “Pele”. Në Michaelis do të gjejmë edhe shembuj se si përdoret fjala: “ai është Pelé i basketbollit, ai është Pelé i tenisit, ajo është Pelé i dramës braziliane, ai është Pelé i mjekësisë”. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme