Peleshi: 16 mijë lekë kompensim për trajtimin ushqimor për të gjitha pagat e ushtrisë

Aktualitet | 2 vite më parë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka ndarë sot lajmin e mirë për Forcat e Armatosura të cilëve përveç rritjes së pagave do iu shtohet dhe trajtimi ushqimor që jepet në formën e kompensimit prej 16.000 lekësh.

“Të gjitha pagave të Forcave të Armatosura nga ushtari I e deri te Gjenerali iu shtohet dhe trajtimi ushqimor që jepet në formën kompensimit prej 16.000 lekësh” shkruhet nga ministri.

Gjithashtu theksohet në mesazhin e ministrit Peleshi se, ky është shpërblim i drejtë për kontributin e tyre të çmuar në mbrojtjen e atdheut.

“Një hap i rëndësishëm dhe një politikë që njeh dhe vlerëson përkushtimin dhe sakrificat e burrave dhe grave në uniformë. Shpërblim të drejtë për kontributin e tyre të çmuar në mbrojtjen e atdheut”.

Po ashtu me anë të një video të bërë publike në rrjetet sociale, ministri Peleshi publikon edhe disa shifra sa i përket pagave.

“Tetarët në vitin 2019 paga ishte 49,500 lekë, në vitin 2022 paga u rrit me 30% duke shkuar në 64, 350 lekë. Në vitin 2023 paga u rrit me 7% duke shkuar në 68, 900 lekë. Në vitin 2024 rritet me 21 % duke shkuar në 82, 500 lekë” publikohet në video-mesazhin e ministrit.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme