Peleshi me homologun suedez: Mundësi partneriteti në industrinë ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka zhvilluar një takim me ministrin suedez të Mbrojtjes, Pal Jonson, gjatë një vizits në Bruksel.
Peleshi në rrjetet sociale ka ndarë foto nga takimi me ministrin Jonson, ku shkruan se gjatë takimit diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje mes dy vendeve, në kontekstin e ri pas anëtarësimit të Suedisë në NATO.
Ministri shkruan se temë me rëndësi ishte perspektiva e nënshkrimit të një marrëveshjeje dypalëshe për sigurinë dhe mbrojtjen për të siguruar një kooperim më të strukturuar dhe të sigurt.
“Shqyrtuam mundësitë për partneritet në industrinë ushtarake dhe mbështetjen që Suedia mund t’i ofrojë Shqipërisë” përfundon postimin e tij ministri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




