Pengmarrja në apple store të amsterdamit, policia neutralizon agresorin e armatosur

Botë | 5 vite më parë

Një burrë me armë zjarri që mbajti peng disa persona në një dyqan Apple në qendër të Amsterdamit të martën vonë, u arrit të neutralizohej pas një rrethimi që zgjati disa orë, njoftoi policia, duke shtuar se pengjet e fundit ishin liruar.

Policia kishte vendosur disa njësi speciale për të “marrë situatën nën kontroll” pasi u alarmua për një grabitje të armatosur në orën 17:40 (1640 GMT) e cila ishte shndërruar me shpejtësi në një situatë pengjesh. Policia tha se personi i armatosur ishte “i shtrirë në rrugë dhe një robot po e ekzaminonte për eksploziv” përpara dyqanit në Leidseplein në zemër të qytetit holandez.

Pengu i fundit i mbajtur në dyqan ishte i sigurt, shtuan ata. “Që nga fillimi i marrjes së pengjeve … disa njerëz kanë arritur të largohen nga dyqani,” thanë ata më herët. Ata po monitoronin imazhet që qarkullonin në mediat sociale të cilat përfundimisht do të përdoreshin në një hetim, shtuan ata.

Tim Wagemakers, një gazetar i pavarur që ishte në një ndërtesë aty pranë, postoi në Twitter se kishte policë të armatosur rëndë në vend, duke shtuar se vendasve u ishte kërkuar të qëndronin brenda dhe të qëndronin larg dritareve të tyre. Ndërtesa ku ai ndodhej u evakuua gjatë pengmarrjes.

Imazhet në mediat sociale treguan një sulmues duke mbajtur një burrë nën kërcënimin e armëve, raportuan mediat lokale. Disa dëshmitarë dëgjuan të shtëna me armë brenda Apple Store, sipas AT5.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme