Pensionet në rrezik dhe rrugët e zgjidhjes

Ekonomi | 5 vite më parë

Më shumë se 32 mijë shqiptarë kanë investuar për një pension privat në pleqëri. Megjithatë janë më pak se 3% e numrit total të të punësuarve në Shqipëri që investojnë në një pension privat. Vlera e aseteve neto, në fund të muajit qershor 2021, arriti në 3.97 miliardë lekë, në rritje me afër ¼ krahasuar me një vit më parë. 

Tregu i pensioneve private në Shqipëri ngelet një treg relativisht i vogël. Edhe vlera mesatare e përfitimeve për pensione private ngelet në vlera mjaft modeste. Sipas statistikave zyrtare, çdo kontribues zotëronte mesatarisht 123 mijë lekë ose afërsisht 100 euro asete neto në llogarinë e fondit të pensionit. 

Në vitin 2016, pensioni mesatar në qytet ishte sa 52.9% e pagës mesatare neto të atij viti, ndërsa pas katër vitesh, më 2020, pensioni mesatar në qytet ishte sa 47.7% e pagës mesatare neto, raportohet në të dhënat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.  

Sistemi publik i pensioneve në vendin tonë vuan nga arkëtimet e ulëta të kontributeve të sigurimeve shoqërore si rrjedhoje e informalitetit të lartë në tregun e punës, edhe pse shifrat tregojnë rritje për 7 muajt e parë të vitit 2021, sipas të dhënave zyrtare.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në vitin 1990, vendi numëronte një popullsi më shumë se 3.2 milionë banorë, teksa paguanin sigurime më shumë se 1.4 milionë persona. 
Në vitin 2021 paguan sigurime vetëm 778 mijë persona, teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ishte mbi 2.8 milionë. Të dhënat krahasuese tregojnë se, teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ka rënë me 11%, personat që paguanin sigurime kanë pësuar rënie me 47%.
 
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme