Pentagoni mohon ndihmën ndaj Ukrainës për fundosjen e ‘Moskvës’

Botë | 5 vite më parë

Pentagoni ka hedhur poshtë pretendimet se kanë ndihmuar Ukrainën me informacione specifike për shënjestrimin me qëllim fundosjen e  ‘Moskvës’.

Sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby ka mohuar përfshirjen e tyre në vendimin e Ukraiëns për të goditur kryqëzorin rus me raketa drejtuar në Detin e Zi. Ai shton se, ukrainasit kanë aftësitë e tyre të inteligjencës për të gjurmuar anijet detare.

 “Ne nuk i kemi dhënë Ukrainës informacione specifike për shënjestrimin e Moskës. Ne nuk ishim të përfshirë në vendimin e ukrainasve për të goditur anijen ose në operacionin që ata kryen. Ne nuk kishim njohuri paraprake për qëllimin e Ukrainës për të shënjestruar anijen. Ukrainasit kanë aftësitë e tyre të inteligjencës për të gjurmuar dhe synuar anijet detare ruse, siç bënë në këtë rast”, tha Kirby, raporton CNN.

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme