Për herë të parë, Erdogan emëron një grua në krye të Bankës Qendore turke

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka emëruar në krye të Bankës Qendrore të vendit Hafize Gaye Erkan, një financiere që ka jetuar dhe punuar në SHBA për më shumë se dy dekada, një lëvizje kjo për të cilën Bloomberg raportoi se mund të shënonte fundin e normave shumë të ulëta të interesit si dhe ndërhyrjeve qeveritare për rritjen e vlerës së monedhës vendase.
Kjo është hera e parë që në krye të Bankës Qendrore turke vendoset një grua. Erkan ka punuar për Goldman Sachs Group Inc për gati dhjetë vite dhe ka qenë bashkëdrejtore ekzekutive e First Republik Bank deri 1 vitë e gjysëm para se ajo bankë të falimentonte në muajin maj.
Në krye të bankës qendrore turke, 43 vjeçarja zëvendëson Sahap Kavcioglu, i cili mbështeti fuqishëm pretendimin e Erdoan se ulja e normës së interesit ishte mënyra më e mirë për të luftuar inflacionin.
Aftësitë e drejtores së re për të ngadalësuar rritjen e çmimeve dhe rikthimin e investitorëve të portofolit do të varet nga fakti se sa autonomi Erdoan, i cili e përshkruan veten si armik të normave të larta të interesit, do t’i japë asaj.
Gazetare: Elda Pepa
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




