Për Super Bowl 58 u luajtën 23 miliardë $ në baste

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Finalja e 58-të e Super Boël e fituar nga Kansas Siti ishte e veçnatë jo vetëm për faktin se për herë të parë u mbajt në Las Vegas, por edhe për shifrat marramendëse të parave të qarkulluara rreth saj. Sipas ekspertëve eventi i transmetuar në CBC mbajti përpara ekranit plot 100 milionë telespektatorë.

Sa i përket reklamave kanë qenë plot 50 kompani të cilat kanë paguar diçka më shumë se 7 milionë dollarë amerikanë për të reklamuar në 30 sekonda produktet e tyre. Madje njëri prej spoteve të transmetuar gjatë Super Boël 58 ka patur si regjizor dhe protagonist Martin Skorcezen.  

Finalja e në qytetin e “mëkateve” ka hyrë në histori pasi për eventin janë vendosur diçka më shjumë se 23 miliardë dollarë. Kurrë më parë një finale e futbollit amerikan nuk kishte bërë që të luheshin shifra kaq të mëdha.

Ndërsa sa i përket edicionit të radhës ai do të mbahet në Nju Orlins në stadiumin “Caesars Superdome”. Me këtë zgjedhje të NFL-së qyteti në fjalë organizon për herë të 11 këtë event duke barazuar qytetin e Majemit. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme