Përballje interesante në Ligën Unike për Femra

Basketboll | 3 vite më parë

Të martën zhvillohet java e katërt në Ligën Unike për Femra, ku do të zhvillohen disa sfida shumë interesante.

Prishtina-Flamurtari është një ndeshje që pritet të jetë e baraspeshuar, duke marrë parasysh që të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe një humbje. Si prishtinaset, ashtu edhe vlonjatet kërkojnë fitoren e tretë në këtë edicion.

Ndërkohë, sfida Partizani-Penza do të dhurojë fitoren e parë për njërën nga këto dy skuadra. Partizani dhe Penza janë skuadrat e vetme pa fitore në këtë edicion të Ligës Unike për Femra dhe kërkojnë fitoren e parë.

Takimi kryesor është sfida ndërmjet Bashkimit dhe Tiranës. Prizrenaset janë të vetmet me tri fitore në tri ndeshje, kurse kryeqytetaset kanë dy fitore e një humbje, prandaj pritet një përballje mjaft interesante të marten në mbrëmje në Prizren.

Liga Unike Femrat-Java 4

E martë

17:00 Prishtina-Flamurtari

17:30 Partizani-Penza

19:00 Bashkimi-Tirana


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme