Përcaktohet trupa gjykuese për çështjen ndaj Veliajt dhe të pandehurve të tjerë

Është përcaktuar trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen penale ndaj kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe të pandehurve të tjerë që kanë refuzuar gjykimin e shkurtuar.
Trupi gjykues do të përbëhet nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Flora Hajredinaj dhe Besmir Stroka.
Dosja u nda në dy pjesë më 27 prill, pasi 11 të pandehur, mes tyre Elman Abule dhe Klotilda Bushka, kërkuan procedurë të përshpejtuar.
Kërkesat e mbrojtjes së Veliajt të refuzuara më herët nga gjyqtarët paraprakë do të paraqiten sërish.
Veliaj ndodhet në paraburgim në Durrës që prej 10 shkurtit 2025. Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




