Përdhunoi shqiptaren, përgjohet Robinho: Ishte e dehur, nuk mban

Në Brazil janë publikuar provat nëpërmjet të cilave Prokuroria italiane ka përdorur për të nisur hetimet mbi ish-sulmueesin e Milani-it, i cili akuzohet se ka përdhunuar një vajzë shqiptare në një diskotekë milaneze në 2013-ën.
Në bazë të dëshmisë të vajzës dhe përgjimeve telefonike ish-milanisti u dënua me plot 9 vite heqje lirie. Në audion e Prokurorisë rrezulton se shokët e tij kanë pranuar të kenë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në grup. Ata janë përgjuar teksa ndërtojnë strategjinë e përbashkët për tu mbrojtur.
“Edhe nëse më telefonojnë për ndodnjë gjë, nuk ka problem. Do të shkoj atje dhe të them se ngjarja është e një viti më parë. Dhe se mbi të gjitha nuk e kam prekur atë vajzë”, thotë Robinho.
Në përgjimet e Prokurorisë rrezulton se shqetësimi më i madh i tij është nëse kjo ngjarje përfundon në medie. “Kam frikë nëse… Nëse kjo histori nuk del në medie do të ishte fantastike. Imagjinoni pak nëse do të kishim shkrime me tituj të tipit: Shokët e Robinho-s përdhunojnë një vajzë në Itali”, flet Robinho.
Edhe pse braziliani nuk ka pranuar kurrë fajësinë ai tregon të kundërtën në bashkëbisedimin telefonik me shokët. “Fjeta me vajzën, kemi kryer raport oral dhe më pas u largova. Të tjerët qëndruan. Kamerat nuk më kanë filmuar kur kam fjetur me vajzën”, thotë Robinho.
Ish-lojtari, i vetëdijshëm për atë që kishte ndodhur, komenton: “Kush e preku atë vajzë nuk rrezikon gjë pasi tani janë në Brazil. Janë të gjithë atje, ata që janë shtrirë me vajzën. Unë nuk u shtriva”, tregon Robinho, i cili i referohet faktit se mes Brazilit dhe Italisë nuk ka marrëveshje ekstradimi dhe për këtë arsye asnjëri prej “protagonistëve” nuk do të kthehej në Itali me forcë nëse drejtësia italiane do t’i shpallte fajtorë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




