Përfaqësueset e Lidhjes së Gruas shkojnë në selinë e PD

Politikë | 5 vite më parë

Një ditë para protestës së 8 Janarit, përfaqësuese të Lidhjes Demokratike të Gruas, i janë drejtuar dyerve të Partisë Demokratike por i kanë gjetur të mbyllura. Ato thanë se një situatë e tillë nuk ka ndodhur as në vitin  1997.

“Ne jemi forumi i gruas që sot kishim një takim pune. por siç e patë dhe ju dyert e partisë tonë janë mbyllur, edhe pse shumica prej nesh kemi 31 vite që futemi në këtë derë. Sot kjo ndodh, nuk na ka ndodhur as në vitin e mbrapshtë 1997. Na vjen keq që deputeti Basha na paska vënë drynin, por ne do të vazhdojmë prapë. Ne nesër do të jemi këtu të gjitha, të gjitha anëtarët që me referendum shkarkuam Bashën si kryetar”, tha një nga anëtaret.

Më herët në selinë e PD-së u drejtuan anëtarë të Këshillit Kombëtar, por nuk kanë mundur të hapnin dyert.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme