Përfaqësuesja e Kuvendit: Marrëdhënia me Metën u bë e pariparueshme, shkeli rëndë Kushtetutën

Politikë | 5 vite më parë

Mazhoranca, edhe në Gjykatën Kushtetuese, ka mbrojtur qëndrimin se presidenti Ilir Meta, ka kryer shkelje të rënda kushtetuese dhe se marrdhënia e tij me Kuvendin “ishte e pariparueshme”. Përfaqësuesja e parlamentit, deputetja e PS, Klotilda Bushka, gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, është shprehur se presidenti Ilir Meta, ka pasur një gjuhë “jo të denjë për një kryetar Shteti”.

“Presidenti pati gjuhë aktive të përsëritur. Nuk kishte asnjë veprim për të reaguar përveçse disa deputetëve, të cilët çmuan se ishin plotësuar shkaqet për të kërkuar shkarkimin në 2021, e ndryshme nga ajo e 2020. Ndoshta tolerohet një shkelje për herë të pare. Patëm e një klimë të mirë bashkëpunimi. Kjo u tregua tek emërimet e gjyqtarëve Kushtetuese. Por më pas u tensionua dhe s’kishte çfarë të riparoje më tek kjo marrëdhënie. Ishte një situatë joriparuese, përveç zgjedhjeve të organeve të Kuvendit. Ishte detyrim i Kuvendit që t’i përgjigjej situatave, jo për rastin konkret. Ky ka qenë ndryshimi i 2020 me 2021, rezolutë- kërkesë për shkarkim. Raporti i komisionit hetimorë është pjesë integrale e vendimit të Kuvendit. Në faqe 54 deri në faqe 68 të vendimit jepen analizat me kuptimin e përgjegjësisë dhe fajsisë për të vlerësuar shkeljet e rënda të kushtetutës të Presidentit. Aty analizohet edhe pasoja e shkeljes. Ne kemi bërë analizë të plotë për të gjitha sjelljet e presidentit, që i kemi konsideruar shkelje”, është shprehur Bushka.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme