Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje

Aktualitet | 2 vite më parë

Zjarr tek tregu i shumicës së produkteve fruta-perime në Gjirokastër.

Rreth orës 16:00, ka marrë flakë ky treg i pozicionuar ne pjesën e poshtme të qytetit afër lumit Drino.

Menjëherë për në vendngjarje u nisen 2 automjete zjarrfikës dhe një autobot pasi zjarri mori përmasa të mëdha për shkak dhe të ndikimit të erës.

Në vendngjarje shkuan 8 efektivë zjarrfikës. Pas disa minutash zjarri u vendos nën kontroll pa pasoja për tregun.

U punua deri ne fikjen e plote te zjarrit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme