Përfundimi i censit, INSTAT nis anketën për cilësinë e zhvillimit të regjistrimit

Nga data 20 Nëntor deri në 20 Dhjetor INSTAT do të bëjë Anketimin pas CENS që synon të zbulojë cilësinë e procesit të regjistrimit të popullsisë dhe banesave. Ky anketim bazohet në një metodologji ndërkombëtare dhe përdor një sistem të dyanshëm vlerësimi.
“Kjo anketë është posaçërisht për vlerësimin e censit të banesave dhe ka në fokus tre objektiva kryesore, përcaktimin e shkallës së popullsisë, të banesave dhe vlerësim cilësor dhe sasior të përmbajtjes së informacionit”, thotë Anisa Omuri, Drejtuese e Ekipit Teknik të pas Cens.
Janë përzgjedhur rastësisht 100 zona në gjithë vendin nga 5200 zona cesni.
“Janë përzgjedhur në mënyrë të rastësishme 100 zona censi të cilat janë të shpërndara në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ekipi i anketës së Censit funksionon në mënyrë të pavarur dhe të paanshme si njësi vlerësimi ndryshe nga të gjitha ekipet e tjera të angazhuara gjatë periudhës së numërimit të censit”, thotë Anisa Omuri.
Nga ky anketim do të marrin përgjigje shumë pyetje, sis a njerëz munguan në cens, sa njerëz janë numëruar gabimisht ose dy herë.
INSTAT bën të ditur se Anketa pas Cens është instrumenti më i rëndësishëm për vlerësimin e cilësisë së indikatorëve të performancës së Censit të popullsisë dhe banesave.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




