Përfundimi i Samitit, Biden zotohet: Uniteti i NATO-s në mbështetje të Ukrainës nuk do të lëkundet

Botë | 3 vite më parë

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se angazhimi i SHBA-së dhe aleatëve ndaj Ukrainës “nuk do të dobësohet”. Ai theksoi mbështetjen e NATO-s për Kievin në më shumë se 500 ditë pas pushtimit të Rusisë.

Duke folur në Vilnius, Lituani, në përfundim të samitit vjetor të aleancës, Biden u tha mijëra brohoritëse të pranishëm se, “uniteti ynë nuk do të lëkundet, ju premtoj”.

Biden tha se përgjigja ndaj krizës në Ukrainë është një model për SHBA-në dhe aleatët e saj se si t’u përgjigjen sfidave të tjera globale, që nga ndryshimet klimatike në Kinë, duke thënë se pozicioni është më i fortë kur ata “ndërtojnë koalicionin më të gjerë dhe më të thellë”.

Ai vlerësoi mbrojtësit e Ukrainës dhe mbështetësit e tyre perëndimorë që kanë dërguar miliarda dullarë armë dhe ndihma ekonomike për të mbështetur luftën kundër forcave ruse.

“Ne nuk do të lëkundemi,”- tha Biden. “Angazhimi ynë ndaj Ukrainës nuk do të dobësohet. Ne do të qëndrojmë për lirinë sot, nesër dhe për aq kohë sa të duhet. Kur Putini dhe etja e tij e papërmbajtur për territor dhe kontroll, solli si rezultat luftën e tij brutale kundër Ukrainës, ai mendoi se NATO do të përçahej. Ai mendoi se uniteti ynë do të shkatërrohej se udhëheqësit demokratë do të ishin të dobët, por ai e kishte gabim”.

Komentet vijnë pasi NATO hodhi poshtë kërkesën e Ukrainës për një hyrje të shpejtë në aleancë.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez thotë se vendi i tij do të nënshkruajë një deklaratë të Grupit të Shtatë vendeve, lidhur me garancitë për sigurinë e Ukrainën.

Spanja nuk është një vend i G-7, por e ka ndihmuar Ukrainën me ndihma ushtarake dhe humanitare, duke përfshirë tanket Leopard. 

Qeveria e Sanchez njoftoi gjithashtu të mërkurën se planifikon të dislokojë rreth 700 trupa në Sllovaki, e cila kufizohet me Ukrainën, për të udhëhequr një grup luftarak të NATO-s.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vuri në dukje se lufta në Ukrainë ka pasur “pasoja të rëndësishme për vendet në zhvillim”. Ajo kërkoi “vëmendje më të madhe ndaj krahut jugor” të Evropës, që përfshin edhe Spanjën.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje të mërkurën për mbështetje të qëndrueshme ushtarake ndërkombëtare për Ukrainën, sepse Rusia tani po tregon shenja “dobësie” dhe ndarjeje.

Duke folur në fund të një samiti të NATO-s në Lituani të dominuar nga lufta, Macron tha se rruga për anëtarësimin e Ukrainës në NATO është “e hapur”, edhe pse anëtarët e aleancës nuk ofruan një plan të qartë kohor ose plan për anëtarësimin e vendit. Apnews

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme