Përfundojnë netët e muzikës së dhomës, vendi i parë, orkestra simfonike e forcave të armatosura

Kulturë | 2 vite më parë

Festivali  bëri bashkë orkestrat e harqeve nga Elbasani, Tirana, Korça, Shkupi, Vlora, Durrësi etj. Ky festival është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri. Sipas organizatorit të festivalit, dirigjenti Blerim Narazani thotë se prurjet e këtij viti ishin të një niveli tejet të lartë artistik.

“Jam i lumtur që çdo vit ka nivel, niveli është shumë me i lartë nga viti i kaluar. Ishin në garë deri në minutën e fundit për çmimin e madh të orkestrave dhe instrumentistit më të mirë. Çmimin e parë e mori orkestra simfonike e  forcave të armatosura të Shqipërisë dhe çmimin e dytë e mori orkestra e shoqatës Info Art.”, u shpreh Blerim Narazani, Drejtor i Festivalit.

Më tepër se  200 artistë u ngjitën në skenë, duke emocionuar me performancat e tyre. Të ftuar specialë ishin orkestrat nga Spanja dhe Bullgaria.

” Jemi shumë të kënaqur bashkë me kolegun që vijmë nga Spanja për të marrë pjesë si të ftuar. E do ikim me ndjesi shumë të mira dhe emocione të mëdha  të vlerësuar me diplomën e këtij festivali. Për mua është hera e dytë që kam ardhur  në vendin tuaj, hera e parë si juri ndërsa e  dyta si muzikant i ftuar”, tha Darling Dule,  violinist.

Përfaqësuesi i orkestrës simfonike të  forcave të armatosura të Shqipërisë, meritoj vendin e parë për performancën e jashtëzakonshme artistike.

“Ne ndjehemi shumë të nderuar, kjo ishte pjesëmarrja jonë e parë , në këtë takim harqesh dhe arritëm të dilnim në vendin e parë. Me punën e palodhur të dirigjentit dhe gjithë stafit arritëm të dilnim në vendin e parë”, u shpreh Anxhelo Xhaja, instrumentist.

Protagonistët e këtij festivali të rëndësishëm e kanë vënë theksin  tek rëndësia e këtij eventi për shkollat e muzikës dhe universitetin e arteve, për të inkurajuar të rinjtë të ndjekin këtë rrugë të bukur.

Gazetar: Mirash Marashi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme