Përfundon nënkalimi në segmentin “Pallati me Shigjeta-Nyja Shqiponja”

Një tjetër segment i rëndësishëm, pjesë e Unazës së Madhe ka përfunduar duke i dhënë zgjidhje fluksit të trafikut në kryeqytet. Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga nënkalimi në segmentin “Pallati me Shigjeta-Nyja Shqiponja”. “MIRËMËNGJES, dhe nga Unaza e Madhe e Tiranës, segmenti “Pallati me Shigjeta-Nyja Shqiponja”, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama. Nyja Shqiponja është nyja që përmbledh trafikun e veriut, të jugut, të juglindjes dhe të hyrjes kryesore të qytetit të Tiranës. Me përfundimin e loteve të tjera, e gjithë Unaza e Madhe do të përshkohet për vetëm 20 minuta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




