Përfundon nënshkrimi i peticioneve – Mblidhen firmat për shkarkimin e krerëve të 4 komunave në veri të Kosovës

Rajon | 3 vite më parë

Nënshkrimi i peticioneve, i cili i hap rrugën shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri të Kosovës tashmë ka përfunduar. Përfaqësues të grupeve, që kanë nisur procesin kanë konfirmuar numri i nënshkrimeve të mbledhura është më i madh se i firmave të nevojshme.

Pas përfundimit të kësaj faze, nënshkrimet duhet të dorëzohen tek kryesuesit e Kuvendeve Komunale të veriut. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkarkimin e kryetarëve të komunave, Mitrovica e Veriut duhet të mbledhë të paktën 3 mijë e 640 nënshkrime, Leposaviçi rreth 2700 firma, në Zubin Potok duhet ta nënshkruajnë peticionin të paktën 1350 votues, ndërsa në Zveçan duhen nënshkrimet e 1411 personave.

Këto të dhëna janë 20 për qind e votuesve të regjistruar në 4 komunat veriore të Kosovës. Kryetarët shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok dolën nga zgjodhën e prillit të vitit të kaluar. Procesi elektoral u bojkotua nga serbët në shenjë pakënaqësie me politikat e Qeverisë së Kosovës.

Gazetare: V. Zharri

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme