Përfundon rikonstruksioni i Qëndrës Terapeutike të Zhvillimit të Fëmijëve Gjirokastër.

Sociale | 6 vite më parë

Një problematikë e mbartur prej vitesh lidhur me mungesën e kapaciteteve për trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar të spektrit autik po merr fund.Rikonstruksioni I ambienteve të reja të qëndrës terapeutike të zhvillimit të fëmijëve në qytetin e Gjirokastrës po shkon drejt përfundimit.Gjatë prononcimit për RTSH GJIROKASTRA përgjegjësja e kësaj qendre Maralba Bime është shprehur se ambientet e vendosura në ish konviktin e Shkollës së Mesme Industriale do kenë në dispozicion për nxënësit 15 klasa ku do të zhvillojnë mësimet dhe terapitë përkatëse normalisht por me më tepë kapacitete krahasuar me vitet e kaluara.Ndërkohë Bime ka pohuar se qendra e re do të nisë funksionimin e saj ditën e hënë dhe aty do trajtohen aktualisht 65 fëmijë të spektrik autik nga i gjithë qarku i Gjirokastrës. 

“Punimet e rikonstruksionit janë perfekte dhe të domosdoshme.Mësimi në ambientet e reja do të nisë ditën e hënë dhe do të akomodohen 64 fëmijë në 15 klasa ku do të trajtohen me terapitë dhe programet përkatëse.Gjithashtu në krahasim me vitet e kaluara nuk do të ketë përplasje lidhur me mungesën e hapësirave dhe klasave ku do të mësojnë nxënësit”

Rikonstruksioni i ambienteve të reja te qendrës terapeutke të zhvillimit të fëmijëve në qytetin e Gjirokastrës është një investim I Këshillit të Qarkut i cili kap shifrën prej 3,4 milionë lekësh.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme