Përfundon seanca plenare, Bylykbashi: S’mund të ketë normalitet. Opozita në mosbindje civile

Në një prononcim për mediet, pas përfundimit të seancës plenare, Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se nuk do të ketë normalitet parlamentar sipas tij, kur krimi është kokë e këmbë në marrëveshje me qeverinë dhe se opozita është në mosbindje civile.
Ndalur tek protesta e ditës së nesërme të paralajmëruar nga opozita ai solli në vëmendje se do të bllokohen akset kryesore në të gjithë territorin e vendit.
“Nuk mund të ketë seancë normale të Parlamentit kur flitet për gjoja hallet e qytetarëve, ndërkohë që në Portin e Durrësit mbërritën 102 kontejnerë mbetje toksike. Të ikura nga porti me lejen e institucioneve. Duhet të ishin para drejtësisë i gjithë zinxhiri drejtues. Nuk mund të ketë normalitet kur zgjedhjet janë element farsë për të vulosur marrjen e pushtetit, ku krimi është kokë e këmbë në marrëveshje me qeverinë. Porti është vatra e krimit të organizuar me licensë nga Rama, me persona që e përfaqësojnë atë marrëdhënie kriminale, produkt i politikes që ndodh në Parlament, në këtë qeveri. Opozita në mosbindje civile, s’mund të ketë normalitet”, deklaroi Bylykbashi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




