Përgjysmim i tatimit për pagat nga 40 deri në 50 mijë lekë, kryeministri Rama: Përfitojnë 60 000 persona në Shqipëri!

Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje vendimin më të fundit për përgjysmimin e tatimit për pagat nga 40-50 mijë lekë.
Përmes një fotoje të postuar në “Facebook” kreu i qeverisë bën me dije: “Përgjysmimi i Tatimit për pagat 40 deri në 50 mijë lekë. Përfitojnë 60 000 persona”.
Kujtojmë që për pagat deri në 50 mijë lekë tatimi mbi të ardhurat është përgjysmuar, nga 13 për qind që është aktualisht në 6.5 për qind.
Ky taksim nuk do të aplikohet për pagën e plotë por vetëm për diferencën (50 mijë-30 mijë).
“Projektligji parashikon reduktimin e normës tatimore me 50% për tatimpaguesit me të ardhura nga paga nga 40,001 lekë/muaj deri në 50,000 lekë/muaj. Ndërkaq pas 8 vitesh qeveria rriti pragun e pagës së pataksueshme nga 30 në 40 mijë lekë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




