Perisiç prezantohet tek Totenhemi: Jam i lumtur të shoh përsëri

Angli | 4 vite më parë

Pas lamtumirës me Interin dhe nënshkrimit me Tottenham, Ivan Perisic është gati për aventurën e tij në Premier League. “Që në kontaktet e para me klubin i thashë drejtorit sportiv dhe Antonio Contes se doja të vija tek Tottenham – shpjegoi ai –. Që nga viti 2009 kam qenë pranë transferimit në një klub në Premier disa herë dhe më në fund ka ardhur koha për të luajtur”.

“Unë do të punoj shumë – premtoi Perisic -. Më pëlqen të punoj shumë për ekipin sepse kjo është mënyra e vetme për të fituar trofe të rëndësishëm. Mund të luaj në pozicione të ndryshme në sistemin në të cilin luan Tottenham”, vazhdoi ai. “Gjithashtu do të sjell shumë përvojë. Kam luajtur për shumë klube të mëdha dhe, siç thashë, mezi pres të filloj të luaj, të stërvitem dhe të jap maksimumin”.

Tek Tottenham Perisic gjen Antonio Conte. “Është privilegj të punosh sërish me një menaxher si ai. Kemi bërë mirë te Interi, kemi fituar kampionatin pas 10 apo 11 vitesh, ishte një vit perfekt. Jam shumë i lumtur që e shoh përsëri. Mendoj se së bashku do të bëjmë mirë edhe këtu në Angli. Ai jeton futboll çdo minutë, çdo orë, çdo ditë. Edhe kur fle ai mendon për futbollin!”.

“Conte është i pasionuar dhe gjithmonë dëshiron të fitojë – shtoi ai, duke folur sërish për Conte -. Më pëlqen karakteri i tij dhe e di që do të bëjmë një punë të shkëlqyer këtu”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme