Përkrahu autorin e vrasjes, kapet në Dobraç të Shkodrës 39-vjeçari

Aktualitet | 2 vite më parë

Policia ka ndaluar një 39-vjeçar i shpallur në kërkim për ngjarjen e një viti më parë në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, u vra me armë zjarri shtetasi V.F.

Pasi është vendosur në pranga 39-vjeçarit i është sekuestruar edhe motomjeti me të cilin lëvizte.

“Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim  që qarkullonte me motomjet në rrugën e fshatit Dobraç, Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin E. D., 39 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndaj 39-vjeçarit Gjykata ka vendosur masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzim i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në lidhje me ngjarjen e ndodhur  më datë 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri,  ku është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme