Përkthyesi që u burgos për Dostojevskin, përkujtohet disidenti Islam Spahiu

Sociale | 5 vite më parë

U lind në vitin 1931… E donte përparimin e të bukurën. Iu përkushtua pikturës, e kur mendoi se do arrinte Leningradin përmes bursës së akorduar për studime të larta, rruga i ndërpritet në Durrës.. Kishte qëndrime që binin në kundërshtim me regjimin… Viti 1950 shënon nisjen e përndjekjes së Islam Spahiut, pinjollit të familjes së madhe patriotike nga Kolesjani i Kukësit:  
” Ai u gëzua për marrjen e bursës, pasi kishte rezultate të larta! Por për regjimin kishte qëndrime të dyshimta, shoqërohej me familje të deklasuara….” kujton nga jeta e disidentit i afërmi i tij Dritan Spahiu. 
Interesat e Islam Spahiut ishin të lidhura me gjuhën, letërsinë dhe artin e përkthimit! I dashuruar me Fishën, Mjedën, Poradecin, Kutelin, me emrat e mëdhenj të letërsisë botërore, me Danten, Balzakun, Tolstoin, por mbi te gjitha me shkrimtarin e madh rus Dostojevskin i cili bënte hije sistemit.
Në absurditet të plotë, në vitin 1976, teksa shkruantë një parrullë për ditëlindjen e Enver Hoxhës, arrestohet si “Armik i Popullit”. 
Hysen Haxhia, shoku i tij i burgut e kujton me dhimbje ato kohë me profesorin, siç shprehet ai. 
Islam Spahiu u largua nga jeta disa muaj më parë, duke lënë të dokumentuar jo vetëm jetën e historinë e tij, por edhe të bashkëvuajtësve e bashkëudhëtarëve të tij. 
Libri “Karuseli i Totalitarizmit”, është testamenti i këtij personaliteti parimor e të ndershëm, që nuk bëri kurrë kompromis me antivlerat.
Lekë Tasi e konsideron personalitet i kulturës. ” Me një karizëm burrëror, ai i vinte disa kufij vetes sepse kishte marredhenie prej natyre me gjenite e botes” thotë ai.
“Islam Spahia me kujton Nënë Terezën…” thotë Bilal Kola, Drejtor i Institutit të të Përndjekurve Politikë.
Libri i Islam Spahiut u botua nga Instituti i Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit, i cili së bashku me Institutin e të Përndjekurve Politikë, që zgjodhën të takoheshin për t’i thënë lamtumirë Islam Spahiut.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme