Përkujtohet 323-vjetori i Kuvendit të Arbërit
Në Lezhë u përkujtua 323-vjetori i Kuvendit të Arbërit, një nga ngjarjet më të rëndësishme për kombin shqiptar pas Besëlidhjes së Skënderbeut.
Në nderim të kësaj date, në kishën mesjetare të fshatit Merqi, ku u mbajt kuvendi në vitin 1703, Bashkia Lezhë organizoi një veprimtari përkujtimore.
Në aktivitet morën pjesë historianë, autoritete lokale, përfaqësues të klerit katolik si dhe banorë të zonës. Me këtë rast, historianët Paulin Zefi dhe Eueda Molla vlerësuan rëndësinë historike dhe kulturore të Kuvendit të Arbërit për zhvillimin e identitetit kombëtar.
Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Otavio Vitale, u shpreh se “pa Kuvendin e Arbërit, historia e Kishës Katolike në Shqipëri nuk do të kishte qenë e njëjtë”.
Kuvendi Kishtar i Arbërit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, e mbajtur më 14–15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Merqi të Lezhës, me përkrahjen e Papës me prejardhje shqiptare Klementi XI.
Ndër vendimet kryesore të tij ishin hapja e shkollave dhe botimet në gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan gjatë shekujve XVIII dhe XIX.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



