Përmbyset autobuzi me ukrainas në Itali, një i vdekur dhe disa të plagosur

Botë | 5 vite më parë

Një autobus me refugjatë ukrainas është përmbysur në veri të Italisë afër Bolonjas. Sipas AFP,  autobusi me rreth 50 shtetas ukrainas u përmbys të dielën në Itali, duke lënë një të vdekur dhe të tjerë të plagosur, tha shërbimi zjarrfikës. 

Pamjet e xhiruara nga shërbimet e urgjencës treguan autobusin në anën e tij në një kanal pranë një rruge në juglindje të Bolonjës pas incidentit të mëngjesit herët. Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet italiane të urgjencës dhe i kanë ardhur në ndihmë të aksidentuarve. 

Shërbimet e urgjencës shkuan pranë skenës së aksidentit ku u përmbys autobusi me 50 shtetas ukrainës, diku i midis Cesena dhe Savignano sul Rubicone në veri-perëndim të Italisë.  

Shërbimet italiane të urgjencës raportuan për një person që është konfirmuar i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme