Përmbytje në Gjermani dhe Itali, evakuime masive në Lindau, 3 të rinj të zhdukur në Udine

Për shkak të kërcënimit nga përmbytjet, autoritetet në Gjermaninë jugore u kërkuan qytetarëve në disa zona përgjatë lumenjve që të shmangin bodrumet dhe të largohen nga banesat e tyre për disa ditë. Rreth 1300 persona janë këshilluar të evakuohen në Bavari, ku sipas shërbimit meteorologjik gjatë 48 orëve në vijim pritet të bien reshje të dendura shiu.
Për shkak të reshjeve të vazhdueshme, rajoni Gunzburg ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ndërsa banorët e tij janë evakuuar. “Presim të kemi përmbytje të rënda. Aktualisht është e paqartë se sa do të rritet niveli i ujit, ndaj kërkohet kujdes i veçantë”- shkruan shërbimi zjarrfikës, duke u bërë thirrje banorëve të Linadut pranë liqenit të Kostancës të evakuohen në strehimet e emergjencës ose të qëndrojnë në katet e sipërme të banesave.
Ndërkohë në Udine në veri të Italisë vijojnë kërkimet për tre të rinj, të cilat rezultojnë të zhdukur në Friuli për shkak të përmbytjeve. Bëhet me dije se një djalë dhe dy vajza ndodheshin në brigjet e lumit Natisone, niveli i të cilit u rrit ndjeshëm për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Ndërkohë janë shtuar shpresat për gjetjen e tyre, pasi ekpiet e kërkim- shpëtimit kanë kapur valët e telefonit celular të njërit prej të rinjve.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



